Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar cigare pa banderola gjatë një aksioni të zhvilluar në Prishtinë.
Sipas njoftimit të doganës, aksioni është ndërmarrë pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative dhe pas marrjes së autorizimit nga Prokurori Kujdestar i Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton Dukagjini.
Gjatë kontrollit në garazhin e një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.
Vlera e përgjithshme e cigareve të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 15 mijë euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30 mijë euro.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, personi i dyshuar – njëkohësisht pronar i mallit – është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa malli i gjetur është konfiskuar.