Sekuestrohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara në Prizren

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se krahas parave, janë sekuestruar edhe telefona, pistoletë, shufër metalike, elektroshok dhe boksa të hekurit. Ndërkaq, shtatë persona janë intervistuar lidhur me rastin

Ilustrim

10 mijë euro të falsifikuara janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, përgjatë kontrolleve që janë kryer të premten në gjashtë lokacione.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se krahas parave, janë sekuestruar edhe telefona, pistoletë, shufër metalike, elektroshok dhe boksa të hekurit.

“FALSIFIKIM I PARASË-Prizren 2021-2022. Njësitë policore kanë kryer urdhërkontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 (nëntë mi e nëntëqind e tridhjetë) €, 380 (treqind e tetëdhjetë) CHF, 272 (dyqind e shtatëdhjetë e dy) € para metalike 7 (shtatë) telefona, një pistoletë 90 (nëntëdhjetë) fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin, janë intervistuar shtatë të dyshuar, meshkuj kosovarë, ku me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika