Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi pesë kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar në Gjakovë, gjatë një aksioni të zhvilluar më 8 tetor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Sipas njoftimit të Policisë, pas hetimeve dhe në bashkëpunim me Stacionin Policor të Gjakovës, policia ka kontrolluar pronën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 5 kilogramë e 43 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 40 euro para të gatshme, një telefon mobil.
Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është proceduar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.