Sekuestrohen rreth 1 milion euro, ndalohen tre persona për “shpëlarje të parave”

Me urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, tre persona të dyshuar për veprën penale “shpëlarja e parave” janë ndaluar për 48 orë.

Të dyshuarit me inicialet A.L., A.K. dhe E.A. janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdar, pas një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në një automjet që drejtohej nga njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash. Vlerësimet fillestare tregojnë se shuma e sekuestruar dyshohet të arrijë në rreth një milion euro.

“Të dyshuarit A.L.,A.K., dhe E.A janë ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdare, pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash.

Sipas vlerësimeve fillestare, dyshohet se shuma arrin në një milion euro.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit nga rubrika