Sekuestrohet një armë dhe disa dokumente që dyshohet se janë të personit që kreu vrasjen në Prizren

Gjatë mbrëmjes të së dielës, një 48-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Prizren.

E rrethuar me shirita nga Policia e Kosovës, kjo është shtëpia e personit të dyshuar.

Pas bastisjes në një shtëpi të pabanueshme, Policia në Prizren ka sekuestruar disa dokumente personale, të cilat dyshohet se janë të personit të dyshuar për vrasjen në lagjen “Arbana”, si dhe armën me të cilën dyshohet që është kryer vrasja.

Për këtë vrasje, policia në raportin saj 24-orësh ka dhënë detaje.

Sipas tyre, deri të vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishte pasur i dyshuari me viktimën.

Lidhur më këtë rast, policia ka potencuar se janë duke u kryer hetime intensive.

“Prizren 03.09.2023-18:45. Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit, i cili është në kërkim policor. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika