Selimi: Adem Jashari ka pasur fjalë të mira për të gjithë, edhe për Rugovën  

Ish-komandanti Sylejman Selimi është një nga figurat qëndore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ftuar në emisionin “Debat Plus”, Selimi ka shpalosur më shumë për legjendarin Adem Jashari.

“Adem Jasharin e njihsha si figurë, gjatë demonstratave jemi njoftë, në pjesën ku u mbajshin demonstratat shumica ishin edhe me armë, Ademi dhe grupi i tyre ishin me armë, kam qenë edhe me Saminë dhe Jakup Nurën e pastaj edhe me Fadilin e në përgjithësi me grupin tjetër,” tha Selimi.

Teksa tregon zemërgjerësinë e Adem Jasharit, ku thotë se pasi ishte plagosur xhaxhai i tij, Vesel Selimi, Ademi ishte interesuar për të.

“Pasi është plagu axha im Veseli Selimi, Ademi ka ardhë në shpi te unë me Sahitin e disa shokë të tjerë, është interesu për axhën se axhën e morën policia të alivanosur të plagosur rëndë, e kanë çu në stacion të policisë, pastaj me trajtu në QKUK këtu, në këtë periudhë herë ka ardhë te unë e herë kemi shku në odë të Ademit dhe jemi njoftë edhe me anëtarë tjerë të familjes dhe pastaj me grupet e tjera,” ka thënë Selimi.

Ndërsa thekson se familja Jashari ka qenë e është familje e shenjtë, “Ademi ka pas shokë shumë jo vetëm në Drenicë, por edhe në pjesë tjera si të Llapit e Dukagjinit dhe njohja ime është më shumë me grupin e Drenicës me njerëz që ishim afër,” ka thënë Selimi në RTV Dukagjini.

Ademi ka qenë jo vetëm trim e luftëtar, por, sipas Selimit, edhe njeri i afërt e i komunikushëm dhe i dashur me njerëzit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, “ka qenë e vetmja në kohën e demonstratave në Drenicë”, e Selimi thotë se aty kanë kontribuuar të gjithë.

Në pyetjen nga moderatori se a ka pasur Adem Jashari kontakt me Ibrahim Rugovën, Sylejman Selimi thotë që nuk di diçka të tillë.

“Nuk e di në veçanti diçka jo, Ademi ka folur mirë për secilin Ademi ka pasë edhe kontakte jashtë shtetit edhe me lëvizjen popullore.”

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika