Selmanaj vendimet e Kurtit i quan “adoleshencë politike”

Nga Grupi Parlamentar i LDK-së, ka reaguar deputeti Driton Selmanaj, ku vendimin e Kurtit për të emëruar këshilltare për Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanocin, Ardita Sinanin e ka quajtur "adoleshencë politike dhe logjikë primitive"

Deputeti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj





Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar këshilltare për Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanocin, Ardita Sinanin.

Për këtë veprim, deputeti i LDK-së është shprehur, “adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta”.

Sipas Selmanjt, Qeveria Hoti para dy vjetësh kishte marrë këtë vendim, ndërsa Kurti po i promovon si ide të reja.

“Më 28 shtator 2020, Qeveria e Kosovës, më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre”, ka sqaruar ai.

Selmanja ka përfunduar duke treguar se kur ishte miratuar plani i punës për këtë zyre, që sipas tij, ishte miratuar më 13 janar të vitit 2021, nga qeveria Hoti dhe ishin caktuar detyrat konkrete për ministritë e caktuara.

Kjo zyre po shihet si një kundërpërgjigje ndaj Serbisë e cila prej vitesh ka themeluar të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën”.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika