Semaforët e vetëm në Podujevë gjenden jashtë funksionit

Semaforët e vetëm në Podujevë shumicën e kohës janë jashtë funksionit. Mirëpo duket se kjo nuk po i shqetëson shumë qytetarët e as komunën

Për herë të parë ishin vendosur në fund të vitit 2019, e që nga atëherë këta janë të vetmit semaforë në qytetin e Podujevës.

Megjithatë në këto dy vite e gjysmë, këta semaforë kanë qenë rrallë duke punuar.

Ata janë vendosur me qëllim për të shmangur tollovitë, por komuna thotë se ata ndalen me qellin në raste të caktuara.

“Ka raste kur semaforët nuk punojnë për shkak të një koordinimi mes institucionit të komunës dhe policisë për shkak se kur po vijnë mërgimtarët po ka shumë bllokada dhe ai semafor nuk është duke ju bërë shumë zgjidhje qytetarëve”, kishte thënë Fatri Zhitia, Zëdhënës në Komunën e Podujevës.

Fatri Zhitia, Zëdhënës në Komunën e Podujevës

Megjithëse të premten nuk pati shumë tollovi, komuna nuk ishte në dijeni pse semaforët nuk punonin.

“Kjo duhet të shikohet për shkak se nuk e kam informacionin nëse është ndalur qëllimshëm apo ka ndonjë prishje”, ka shtuar ai.

Megjithatë mosfunksionimi i tyre nuk duket që po e shqetëson shumë një nga qytetarët.

“Semaforët ka qe 6 ,7 muaj apo 1 vjet që nuk punojnë, kur i kanë lëshuar kanë qenë mirë, po tani ka kaos të madhe, aq shumë pritje në semaforët saqë u bë monotoni. Sipas mendimit tim më mira pa ta, sesa me ta”, ka rrëfyer, Qazim Hasani, Qytetar.

Qazim Hasani, Qytetar

Këta semaforë janë vendosur në kohën kur me komunën qeveriste LDK-ja.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika