Serbi: 7 persona të vdekur dhe 993 raste të reja me COVID – 19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se kanë kryer 7 mijë e 726 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 993 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 670 pacientë të infektuar, 30 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarve, situata pandemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 980 mijë e 722 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 825 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 përqind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 3 prill 2022, në vend janë testuar gjithsej, 9 milionë e 221 mijë e 892 persona.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika