Serbia përgjon dhe ndjek gazetarët që e zbulojnë korrupsionin dhe përfshirjen e pushtetit në të

Më 21 shkurt 2024, pranë hyrjes në qytetin Pirot, gazetari Slavisha Milanov, zëvendësredaktor i portalit FAR nga Dimitrovgradi, u ndalua nga policia në një kontroll që dukej rutinë.

Pas disa orësh, pa mandat, iu konfiskua telefoni dhe iu instalua në mënyrë të fshehtë një softuer spiunues i quajtur NoviSpy, i cili mund të aktivizojë mikrofonin, kamerën dhe të marrë të dhëna personale.

Kjo u bë me teknologjinë e kompanisë Cellebrite, pa kërkuar fjalëkalimin apo dhënë ndonjë arsyetim ligjor.

Milanov kishte raportuar për korrupsion dhe keqpërdorime në pushtetin lokal, përfshirë një blerje luksoze të një Audi A6 prej 41.000 euro nga një prej komunave më të varfra në Serbi, si dhe për tendera të dyshimtë që fitoheshin nga kompania lokale “Drumovi AD” pa konkurrencë.

Ai dhe kolegët e tij përballen me kontrolle të shpeshta dhe presione, përfshirë akuza se “punojnë për Bullgarinë”.

Raporti i Amnesty International dhe organizatave mediatike si NUNS dhe OSBE, konfirmojnë instalimin e softuerit spiun dhe shkelje të rëndë të të drejtave.

Megjithëse është dorëzuar kallëzim penal ndaj personave të panjohur, Prokuroria nuk ka marrë ende masa.

Në sfond, ka lidhje familjare dhe biznesi mes kryetarit të komunës dhe kompanive përfituese nga fondet publike. Ndërkaq, sistemi i kujdesit shëndetësor privat, ku kryetari i komunës dhe bashkëshortja e tij janë të punësuar, përfiton nga paratë e buxhetit përmes shërbimeve për punonjësit publikë.

Rasti përfaqëson një shembull të ndjekjes së gazetarëve të pavarur në Serbi, përmes mjeteve teknologjike të paligjshme dhe përfshirjes së shtetit në favorizime dhe korrupsion./Radar

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika