Sërish kolona e pritje në pikat kufitare, Merdar e Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se të premten e katër gushtit, ka pasur kolona e pritje mbi një orëshe në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë tek Dheu i Bardhë dhe në Merdar

Si në çdo vit tjetër, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pikat kufitare me Serbinë si Dheu i Bardhë dhe Merdar, vijojnë të mbesin më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së premtes së 4 gushtit.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdar, pritjet në hyrje janë deri në 90 minuta, ndërsa në dalje deri në 120 minuta, ndërkaq kolonat në dalje raportohet të jenë deri në 1000 metra.

Kurse në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 50 minuta, ndërkaq në dalje pritjet janë regjistruar deri në 90 minuta, ndërkaq në hyrje kolona e automjeteve është deri në 500 metra, ndërsa në dalje deri në 1000 metra.

Gjendja në kohë reale në pikat kufitare mund të përcillet në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika