Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer,

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë në një intervistë për RTK se kriza në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë po e dëmton imazhin e Kosovës si një histori suksesi demokratik në rajon.

Ai theksoi se ngërçi nuk pritet të sjellë paqëndrueshmëri të brendshme, por e pengon funksionimin normal të institucioneve dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik.

“Kjo është një lloj mosmarrëveshjeje që haset shpesh në sistemet parlamentare. Megjithatë, kushtetuta e Kosovës nuk ofron një mekanizëm të qartë për zgjidhjen e saj…Për Kosovën është një pengesë serioze të mos ketë një qeveri plotësisht funksionale dhe të fuqizuar. Nuk pres paqëndrueshmëri të brendshme si pasojë e saj”, tha Serwer. 

Serwer ka shtuar se kriza e dobëson Kosovën në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, hapi i parë i domosdoshëm është arritja e një marrëveshjeje për formimin e një qeverie funksionale dhe të fuqizuar.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika