Shabiu: Çmimi i energjisë elektrike është rritur me 126 për qind gjatë katër vjetëve të fundit

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka propozuar një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, e cila pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.

Në Debat Plus, Besnik Shabiu nga grupi “Asnjë cent ma shumë” kritikoi vendimin, duke theksuar se rritja e çmimit të rrymës ka qenë e vazhdueshme gjatë viteve të fundit.

“Jemi dëshmitar që çmimi në Kosovë për katër vite është rritur 126 për din, çmimi i energjisë elektrike. Në bazë të ekspertëve të ekonomisë këtë informatë që e kam marrë prej Edison Jakurtit, që ka qenë zëvendësministër në Qeverinë Kurti I, e ka bërë një paraqitje dhe kam komunikuar me të që, rritja 15 për qind e çmimit të rrymës sipas mesatares që ka nxjerrë ai, do të thotë rritje 12 për qind te të gjitha produkteve ushqimore dhe të tjerave.

Në anën tjetër kemi të bëjmë me një analizë, me një mos analizë realisht, me një mungesë të debatit me qytetarin me grupet e interesit. Çka ka bërë ZRrE-ja është fatkeqësi, që brenda një periudhe të shkurt, jo që i ndryshon vendimet, zgjatet afatet për biznese, njëherë kërkon kërkesa absurde prej bizneseve, mandej kur rritet presioni, e njëjta e ka zgjat afatin e kërkesës për biznese, e kanë shtyrë për dy muaj dhe e kanë reduktuar numrin e dokumenteve. Kaq serioze është ZRrE-ja”, ka thënë Shabiu.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika