Shala: Ende nuk dihet se pse nuk është dekretuar gjyqtari i 49-të

Nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten janë dekretuar 48 gjyqtar, por 49-të gjyqtar kanë qenë gjithsej, të deklaruar nga hulumtuesi i lartë, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, i cili ka thënë se nuk është bërë akoma e ditur se pse nuk është dekretuar gjyqtari i 49-të

Hulumtuesi i lartë, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, gjatë intervistës për RTV Dukagjinin

Hulumtues i lartë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala, ka deklaruar se ende nuk kanë marr ndonjë informacion nga Presidentja e Kosovës se pse nuk është dekretuar edhe gjyqtari i 49-të.

Shala në intervistë për RTV Dukagjinin në emisionin FIVE, ka thënë se ashtu siç e parasheh ligji vendet për gjyqtar kanë qenë të rezervuara dhe për pesë gjyqtar nuk ka pasur mundësi të plotësohet numri prandaj sipas tij kanë shkuar për dekretim vetëm 49 gjyqtar.

Por, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekretuar 48 gjyqtarë të rinj, në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

“Ende nuk kemi marr informacione se pse nuk është dekretuar edhe gjyqtari i 49-të”, ka deklaruar Shala.

Ndërkaq, sipas tij ka një mori arsyesh se pse ka ndodhur kjo.

Hulumtuesi i lartë, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, gjatë intervistës për RTV Dukagjinin

“E para është për shembull vetë kandidati në fazën finale është tërhequr që ka pasur shumë këso raste edhe në të kaluarën, nëse presidentja ka kërkuar informata shtesë apo nëse e ka kthyer ne rivlerësim vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, ka thënë Shala për RTV Dukagjinin.

Ndërsa, për numrin dekretues të gjyqtarëve ai ka thënë se do të jenë për shtesë, dhe zëvendësim i atyre që janë dal në pension, pasi sipas tij vazhdimisht gjyqtarët pensionohen.

Gjithashtu, për përvojën e tyre në punë si gjyqtar, Shala ka deklaruar se ata kanë të paktën tri vite përvojë pune dhe se janë emëruar për një mandat fillestar.

“Ata kanë të paktën tri vite përvojë pune, emërimi i tyre është bërë për një mandat fillestar”, ka deklaruar Shala.

Po ashtu gjyqtarët e dekretuar do të  bëjnë edhe një punë tri vjeçare për tu rivlerësuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, dhe nëse e kalojnë këtë rivlerësim ata do të mund të fillojnë me mandat të përhershëm.

Osmani dekreton 48 gjyqtarë të rinj

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika