Kujtim Shala, nënkryetar i LDK-së, në Debat Plus ka thënë se qëndrimi i partisë së tij nuk ndryshon në raport me Vetëvendosjen. Ai tutje është shprehur se hendeku me VV-në vetëm sa është thelluar.
“Ai qëndrim që kam dhënë unë ka qenë qëndrim i LDK-së… Nëse mbështetësit e LDK-së dalin të gjithë dhe votojnë për LDK-në, ne do të marrim rezultat shumë më të mirë dhe kjo do të ndodhë në të gjitha proceset.”
“Po pres rezultat më të mirë. Kemi një stabilitet politik, të sjelljes, të qëndrimeve… që duhet të vlerësohet,” ka thënë Shala.
Më tej, ai ka theksuar se LDK duhet të marrë mbështetje edhe përtej asaj që i japin mbështetësit e saj tradicionalë.
“Sa i takon bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ai qëndrim që kam dhënë unë ka qenë qëndrim i LDK-së, pra nuk ka qenë qëndrim personal,” është shprehur ai.