SHBA do të ulë praninë ushtarake në Bullgari, Hungari dhe Sllovaki në dhjetor

Uashingtoni po përgatitet të zvogëlojë praninë e trupave amerikane në Bullgari, Hungari dhe Sllovaki nga mesi i dhjetorit, raportojnë mediat lokale duke cituar burime brenda vendeve të NATO-s.

Sipas zyrtarëve të Aleancës, vendimi bazohet në bindjen e SHBA-ve se shtetet evropiane tashmë janë të afta të mbrojnë veten, pas rritjes së shpenzimeve të tyre ushtarake në përputhje me angazhimet ndaj NATO-s.

Dy zyrtarë perëndimorë të përfshirë në bisedimet SHBA–Evropë thanë se Pentagoni po shqyrton një “reduktim të moderuar” të trupave, proces që mund të zgjatet edhe gjatë vitit 2026. Megjithatë, numri i saktë i ushtarëve që do të tërhiqen ende nuk është bërë publik.

Në të njëjtën linjë, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë ka njoftuar se prania amerikane në vend do të reduktohet nga 1,700 në rreth 1,000 trupa.

Sipas ministrit rumun të Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, kjo lëvizje është pjesë e strategjisë së re të Uashingtonit për të zhvendosur më shumë fokus drejt rajonit Indo-Paqësor.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika