Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) njoftoi se ka fundosur 11 anije iraniane në Gjiri i Omanit, duke deklaruar se Irani nuk ka më asnjë mjet lundrues të mbetur në këtë zonë.
“Dy ditë më parë, regjimi iranian kishte 11 anije në Gjirin e Omanit, sot nuk kanë asnjë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Centcom.
Sipas komandës amerikane, regjimi iranian ka “ngacmuar dhe sulmuar anijet ndërkombëtare në Gjirin e Omanit për dekada të tëra”, duke shtuar se kjo situatë tashmë ka marrë fund.
“Liria e lundrimit detar ka mbështetur prosperitetin ekonomik amerikan dhe global për më shumë se 80 vjet. Forcat amerikane do të vazhdojnë ta mbrojnë atë”, shkruan Centcom në platformën X.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa situata në Gjirin e Omanit mbetet e ndjeshme.