Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ndaj katër anijeve të dyshuara për trafikim droge në Paqësorin Lindor, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave.
Kështu ka njoftuar të martën sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmes një postimi në X.
Sulmet u kryen të hënën dhe lënë vetëm një të mbijetuar, tha Hegseth, duke theksuar se veprimet janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA për të goditur trafikimin ndërkombëtar të drogës në rajon.
Gjashtë të vrarë pasi SHBA-ja godet anijen e dyshuar për kontrabandë droge në Karaibe