SHBA i bashkohet Evropës në kërkesën për armëpushim 30 ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

Emisari i SHBA-së për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Keith Kellogg, ka përkrahur idenë e liderëve evropianë për një armëpushim 30 ditor në luftën mes dy shteteve, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se një armëpushim gjithëpërfshirës, ajër, tokë, det dhe infrastrukturor për 30 ditë, do të niste procesin për përfundimin e luftës më të gjatë në Evropë që nga Lufta e II Botërore.

Kellogg ka cituar presidentin amerikan, Donald Trump, i cili në mënyrë të përsëritur ka thënë se vdekjet duhet të ndalen menjëherë.

“Një armëpushim gjithëpërfshirës (ajror, tokësor, detar, infrastrukturor) për 30 ditë do të fillojë procesin për t’i dhënë fund luftës më të madhe dhe më të gjatë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Siç ka thënë vazhdimisht  Presidentit Trump , ndaloni vrasjet – tani”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika