ShBA-ja me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

“SHBA-ja, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, teksa e ka paralajmëruar një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

[1/2] Ushtarët ukrainas shihen pranë vijës së frontit, mes sulmit të Rusisë në Ukrainë, pranë Soledar në rajonin Donetsk, Ukrainë, 23 janar 2023. REUTERS/Oleksandr Ratushniak

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 29 gusht për një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që përfshin municione, raketa dhe ndihmë tjetër për Kievin në vlerë prej 250 milionë dollarësh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha përmes një deklarate se në paketën e re përfshihen pajisje për pastrimin e zonave nga minat, raketa për sistemet ajrore, municione për artileri, sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), dhe mbi 3 milionë fishekë për armë të vogla.

“SHBA-ja, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Blinken.

Pakoja e ndihmës është financuar përmes fondeve të miratuara më herët nga Kongresi amerikan.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, SHBA-ja i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh. Presidenti amerikan, Joe Biden, më herët gjatë këtij muaji i kërkoi Kongresit që të miratojë ndihmë shtesë në vlerë prej 24 miliardë dollarësh.

Si demokratët, ashtu edhe republikanët në Kongres kanë mbështetur ndihmën për Ukrainën, por disa republikanë të krahut të djathtë duan të pakësojnë ndihmën.

Trupat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë në lindje dhe jug të shtetit në qershor, por kanë bërë përparim të ngadalshëm drejt jugut për shkak se zona të mëdha janë minuar nga forcat ruse.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika