ShBA-ja thotë se ka sinjale se Rusia do të rikthehet në bisedimet për marrëveshjen për drithërat

Rusia është e gatshme të kthehet në bisedimet për marrëveshjen që lejon eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi, siç është raportuar më 1 gusht nga ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Fotografi nga arkivi.

Shteteve të Bashkuara u është thënë se Rusia është e gatshme të kthehet në bisedimet për marrëveshjen që lejon eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi.

Por, “ne ende nuk kemi parë ndonjë dëshmi për këtë”, tha më 1 gusht e dërguara e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat më 17 korrik.

Ambasadorja e SHBA-ja në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se nëse Rusia dëshiron që plehrat e saj artificiale të arrijnë në tregjet botërore dhe të ketë lehtësim në transaksionet për produktet bujqësore, “ata duhet të kthehen në këtë marrëveshje”.

“Ne kemi parë tregues se ata mund të jenë të interesuar që të rikthehen në diskutime. Prandaj, ne duhet të presim që të shohin nëse kjo do të ndodhë”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje.

Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja ka pamundësuar që Ukraina – një prodhuese globale e drithërave – të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.

Vitin e kaluar, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për eksportin e drithërave.

Që nga tërheqja e Rusisë nga marrëveshja, Ukraina po eksporton produktet e saj përmes rrugëve tokësore për në Bashkimin Evropian, por edhe përmes rrugëve alternative përmes lumit Danub./ REL

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika