SHBA, Japoni, Australi, plane për stërvitje të përbashkëta në detin e Kinës Jugore

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët në Detin e Kinës Jugore

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët në Detin e Kinës Jugore, pranë pjesës perëndimore të Filipineve, njoftuan zyrtarë filipinas të sigurisë. Ata shtuan se stërvitjet janë një demonstrim force e synojnë të nënvizojnë përkushtimin e këtyre vendeve ndaj sundimit të ligjit në këtë rajon, pas qasjeve agresive, të dëshmuara së fundmi nga ana e Kinës, në ujërat e diskutueshëm.

Më 5 gusht, anijet e rojës bregdetare kineze përdorën ujë me presion kundër anijeve filipinase që po lundronin në këtë korridor, ku mosmarrëveshjet shihen prej kohësh si një pikë e mundshme për tensione në mes të SHBA-së dhe Kinës në rajon. Roja bregdetare kineze pranoi se anijet e saj përdorën ujë, duke shtuar se Pekini do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e tij territorial.

Stërvitja në mes të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Australisë do të përfshijë tre aeroplanmbajtëse dhe helikopterë. Pas stërvitjeve në det të hapur, komandantët e tyre do të takohen me homologët filipinas në Manila, thanë për “Associated Press” dy zyrtarët filipinas që folën në kushte anonimiteti.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë në rajon aeroplanmbajtësen “USS America”, Japonia do të dërgojë një nga luftanijet e saj më të mëdha “JS Izumo”, ndërsa Marina Mbretërore australiane do të dërgojë “HMAS Canberra-n”, e cila mbart helikopterë. Zyrtarët filipinas thanë se stërvitja e përbashkët ishte planifikuar disa muaj më parë.

Filipinet nuk do të jenë pjesë e stërvitjeve të kësaj jave për shkak të kufizimeve logjistike ushtarake, por janë të hapura për të marrë pjesë në të ardhmen.

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë shprehur mbështetjen e menjëhershme për Filipinet si dhe shqetësimin lidhur me veprimet e Kinës.

Pas incidentit të 5 gushtit, Uashingtoni ripërsëriti paralajmërimin se do të jetë i detyruar të mbrojë aleatin e tij e vjetër, nëse anijet civile apo trupat filipine sulmohen me armë zjarri në Detin e Kinës Jugore.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika