SHBA përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

Ushtria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatitet për mundësinë e operacioneve të zgjatura, që mund të zgjasin me javë të tëra, kundër Iranit nëse presidenti Donald Trump urdhëron një sulm, kanë bërë të ditur dy zyrtarë amerikanë për Reuters.

Sipas tyre, një përplasje e tillë mund të shndërrohet në një konflikt shumë më serioz sesa ato të mëparshmet mes dy vendeve.

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së planifikimeve ushtarake, theksojnë se këto zhvillime rrisin ndjeshëm tensionet, në kohën kur diplomacia mes Uashingtonit dhe Teheranit është ende në zhvillim.

Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të zhvillojnë negociata me përfaqësues iranianë të martën në Gjenevë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve nga Oman.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se ndonëse Trump preferon arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin, “kjo është shumë e vështirë për t’u realizuar”.

Ndërkohë, Trump ka shtuar praninë ushtarake amerikane në rajon, duke rritur frikën për një ndërhyrje të re. Zyrtarët kanë konfirmuar se Pentagoni po dërgon një aeroplanmbajtëse shtesë në Lindjen e Mesme, së bashku me mijëra trupa të tjera, avionë luftarakë dhe shkatërrues me raketa të drejtuara, duke shtuar kapacitetet për sulm dhe mbrojtje.

Duke folur pas një aktiviteti ushtarak në Fort Bragg, në Karolina e Veriut, Trump la të hapur mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran, duke thënë se “duket sikur kjo do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”. Ai nuk specifikoi se kë do të donte në krye të Iranit, por shtoi se “ka njerëz”.

Trump ka shprehur më parë skepticizëm ndaj dërgimit të forcave tokësore në Iran, duke deklaruar se “gjëja e fundit që do të dëshiroje është përdorimi i trupave në terren”. Sipas burimeve, arsenali i dislokuar aktualisht në rajon sugjeron se opsionet e mundshme përfshijnë kryesisht sulme ajrore dhe detare.

Në Venezuelë, Trump demonstroi gatishmëri për të përdorur edhe forca speciale, duke ndërmarrë një operacion për kapjen e presidentit Nicolas Maduro muajin e kaluar.

I pyetur për përgatitjet për një operacion të mundshëm të zgjatur kundër Iranit, zëdhënësja e Shtëpia e Bardhë, Anna Kelly, deklaroi se “Presidenti Trump i ka të gjitha opsionet në tryezë sa i përket Iranit”.

“Ai dëgjon një gamë të gjerë perspektivash për çdo çështje, por vendimin përfundimtar e merr bazuar në atë që është më e mira për vendin dhe sigurinë kombëtare”, tha ajo.

Pentagoni refuzoi të komentojë mbi detajet e përgatitjeve.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dërguan dy aeroplanmbajtëse në rajon dhe kryen sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane. Operacioni i quajtur “Midnight Hammer” ishte një sulm i vetëm, ku bombardues stealth u nisën nga territori amerikan për të goditur objektiva në Iran. Në kundërpërgjigje, Irani kreu një sulm të kufizuar ndaj një baze amerikane në Katar.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika