SHBA pezullon vizat vizitore për qytetarët e Gazës, Rubio: Ka prova se disa organizata që lehtësojnë procesin kanë lidhje me Hamasin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të dielën se Departamenti i Shtetit ka pezulluar vizat vizitore për qytetarët nga Gaza, duke thënë se janë marrë “prova” se disa organizata që lehtësojnë këtë proces kanë lidhje me grupe terroriste si Hamasi.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi provat apo zyrat që i kanë dorëzuar ato.

Vendimi u bë i ditur të shtunën në një postim të Departamentit të Shtetit në X, ku theksohej se vizat për qytetarët e Gazës do të ndalohen përkohësisht ndërsa shqyrtohet mënyra e funksionimit të programit që u mundëson hyrjen e përkohshme në SHBA për arsye mjekësore dhe humanitare.

Rubio, në një intervistë për CBS “Face the Nation”, tha se ky informacion iu paraqit administratës Trump nga “disa zyra kongresionale” dhe se kishte pasur kërkesa të shumta për sqarime mbi programin.

Reagimet dhe kritikat ndaj vendimit

Aktivistja e krahut të djathtë dhe aleate e Trumpit, Laura Loomer, ka marrë meritën për pezullimin e vizave, pas pretendimeve të saj se familjet që mbërrijnë nga Gaza “rrezikojnë sigurinë kombëtare”.

Loomer ka kritikuar posaçërisht organizatën amerikane HEAL Palestine, e cila ofron ndihmë për familjet palestineze, duke sjellë në SHBA fëmijë të plagosur rëndë ose të prekur nga trauma psikologjike dhe kequshqyerja. Organizata thotë se deri tani ka evakuuar 63 fëmijë të plagosur dhe gjithsej 148 persona.

Në një reagim, HEAL Palestine u shpreh se programi i tyre nuk është për zhvendosje refugjatësh, por “një program trajtimi mjekësor”, ku pacientët kthehen përsëri në Lindjen e Mesme pasi mjekohen në spitale amerikane.

Sfondi i çështjes

Që nga muaji maj, SHBA ka lëshuar afro 4,000 viza për mbajtës të pasaportave të Autoritetit Palestinez, përfshirë edhe palestinezë që jetojnë jashtë Gazës, si në Bregun Perëndimor.

Rubio theksoi se edhe pse një “numër i vogël” vizash është dhënë për fëmijë, ata gjithmonë udhëtojnë me të rritur që i shoqërojnë, dhe se programi duhet të rishqyrtohet për të siguruar një proces më të rreptë verifikimi.

“Ne nuk do të bashkëpunojmë me organizata që kanë lidhje ose simpati ndaj Hamasit”, shtoi ai.

CNN raportoi se i është drejtuar Departamentit të Shtetit për më shumë informacion mbi provat e përmendura nga Rubio, por pa përgjigje konkrete.

Presidenti Donald Trump muajin e kaluar ka pranuar publikisht se në Gaza ekziston “uria e vërtetë”, duke shfaqur një qëndrim më kritik ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. “

Unë e shoh këtë situatë, dhe nuk mund të fshihet. Pra, ne do të përfshihemi edhe më shumë” u shpreh Trump para gazetarëve, duke nënvizuar krizën humanitare në territorin palestinez.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika