ShBA-të do të blejnë ilaçin IV të Siga-s me vlerë 26 milionë dollarë për të luftuar e linë e majmunëve

ShBA-të  do të blejnë ilaçin IV e kompanisë Siga me vlerë 26 milionë dollarë për të luftuar shpërthimin e lisë së majmunit

Ilustrim

Qeveria amerikane do të blejë formulimin intravenoz të ilaçit antiviral Tpoxx të Siga Technologies Inc (SIGA.O) me vlerë 26 milionë dollarë, ka njoftuar kompania të martën.

Kompania planifikon të dorëzojë deri në vitin e ardhshëm porosinë për trajtimin ‘IV’, i cili do të ishte një opsion jetik për pacientët që nuk janë në gjendje të gëlltisin pilulën pasi simptomat e lisë së majmunit përfshijnë skuqje dhe flluska në gojë, njofton Reuters.

Formulimet orale dhe intravenoze të Tpoxx janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për trajtimin e lisë, por nuk ka ende leje për trajtimin e lisë së majmunëve.

Megjithatë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka dhënë një udhëzim për përdorimin e tij nën ‘qasjen e zgjeruar’ si një medikament hetimor.

Më shumë se 27,800 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në mbi 80 vende ku sëmundja nuk është endemike. Ndërsa, në Shtetet e Bashkuara janë raportuar më shumë se 7,500 raste.

Kompania Siga gjithashtu ka marrë porosi nga Canada, dhe nga disa vende Evropiane dhe Azia e Paqësorit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika