SHBA, Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për shkëmbimin e 314 të burgosurve, në të parin e këtij lloji pas pesë muajsh.
Lajmin e bëri të ditur emisar i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili tha se marrëveshja është rezultat i bisedimeve “të detajuara dhe produktive”.
“Ky rezultat tregon se angazhimi i vazhdueshëm diplomatik po sjell rezultate konkrete dhe po përparon përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë,” tha Witkoff, raporton The Guardian.
Ai shtoi se diskutimet do të vazhdojnë dhe priten përparime të mëtejshme në javët në vijim.
Ndërkaq, bisedimet Ukrainë-Rusi në Abu Dhabi kanë përfunduar, sipas raportimeve nga agjencitë ukrainase dhe perëndimore, duke cituar Diana Davityan, zëdhënëse e negociatorit ukrainas Rustem Umerov.
Po ashtu, një këshilltar i ministrisë ukrainase të mbrojtjes, Serhii “Flash” Beskrestnov, deklaroi se fikja e Starlink-eve ruse ka pasur një efekt “shkatërrues” mbi trupat ruse në Ukrainë.
Ai tha se komanda e forcave ruse është shembur dhe shumë operacione sulmuese janë ndaluar në disa zona.