Shefi i BE-së në Kosovë, Tomasz Szunyog: Të jetë e pavarur, pa ndërhyrje politike

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomasz Szunyog, e ka uruar Gjykatën Kushtetuese për 14-vjetorin e saj

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog, e ka uruar Gjykatën Kushtetuese për 14-vjetorin e saj.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter është shprehur se kjo gjykatë duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

“Urime Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për 14 vjetorin e saj! Ajo duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike, zbatimi i të gjitha vendimeve të saj është vendimtar. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën në promovimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Szunyog në X.

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika