Shefi i BE-së në Kosovë vizitë në Vushtrri takon edhe komunitetin serb

Ambasadori Tomas Szunyog ka takuar kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizin ku në këtë takim ata kanë diskutuar mbështetjen dhe bashkëpunimin me qeverisjen lokale, ai ka vizituar edhe trashëgiminë kulturore dhe fshatin Gojbulë ku ka takuar komunitetin serb

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe shefi i BE-së Tomas Szunyog

Tomas Szunyog gjatë ditës së martë të 31 majit, ka takuar krytarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizin ku kanë diskutuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Qeverinë dhe qeverisjen lokale, gjithashtu edhe sundimin e ligjit dhe çështjet e sigurisë publike në lidhje me komunitetin jo-shumicë.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se e ka përgëzuar Idrizin për emërimin e 5 drejtoreve femra në administratën e tij.

Ambasadori ka vizituar edhe trashëgiminë kulturore në Vushtrri, ku ka mbetur i impresionuar, sipas tij monumentet që dëshmojnë historinë e pasur dhe diversitetin kulturor duhet të jenë krenari e vendit.

Sipas tij trashëgimitë kulturore duhet të mbrohen.

“Trashëgimia kulturore duhet të mbrohet nga të gjitha nivelet e qeverisjes në Kosovë”, ka shkruar ai.

Vizita tjetër ka qenë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë ku aty ka takuar popullatën serbe të Kosovës dhe ka biseduar me ta.

Ai ka shkruar se incidentet ndëretnike kanë qenë të rralla në Vushtrri, por, që nga pandemia ato janë intensifikuar.

Kështu me përfundimin e vizitës ai është shprehur se është i lumtur pas mbështetjes financiare që BE i ka dhënë prodhuesit të boronicave dhe prodhuesve të tjerë bujqësorë, ku kjo e fundit ka pasur efekt.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika