Shefi i NATO-s: Kujt i intereson çfarë thonë rusët për ushtarët evropianë në Ukrainë?

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbrojti sot planet për mundësinë e vendosjes së forcave evropiane në Ukrainë pas një armëpushimi të mundshëm me Rusinë.

Para takimit të aleatëve perëndimorë të Ukrainës që do të mbahet në Paris të enjten pasdite, Rusia ka hedhur sërish poshtë idenë e dërgimit të ndonjë force të NATO-s në Ukrainë për të mbikëqyrur një marrëveshje paqeje të mundshme.

“Pse duhet të na interesojë se çfarë mendon Rusia për praninë e ushtarëve në Ukrainë?”, u shpreh Rutte gjatë një aktiviteti të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) në Pragë. Ai shtoi se Ukraina është një shtet sovran dhe se nuk i takon Rusisë të vendosë nëse do të ketë trupa të huaja në territorin e saj.

E ashtuquajtura “Koalicioni i të Gatshmëve” pritet të diskutojë në takimin e Parisit për garancitë e sigurisë për Ukrainën, në rast se lufta me Rusinë përfundon. Qëllimi kryesor është forcimi i ushtrisë ukrainase, por edhe angazhimet politike dhe ushtarake në rast të ndonjë agresioni të ri rus.

Rutte pritet të marrë pjesë në këtë takim përmes video-lidhjeje, ndërsa takimin do ta kryesojnë presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer.

Sipas burimeve ushtarake, pranimi i forcave nga vende evropiane të NATO-s në Ukrainë do të nënkuptonte kryesisht një mision të madh trajnimi, jo një mision paqeruajtës në kuptimin tradicional të fjalës.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi javën e kaluar se ekziston një mbështetje e gjerë mes vendeve anëtare të BE-së për të trajnuar personelin ushtarak ukrainas, përfshirë edhe në territorin ukrainas, sapo të arrihet një armëpushim me Rusinë. /Telegrafi

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika