Shefi i OKB-së: Për Libanin nuk ka zgjidhje ushtarake, ka rrugët diplomatike për të ndaluar luftën

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, thotë se është “thellësisht i trishtuar” për situatën në Liban, pasi vizitoi disa nga qindra mijëra të zhvendosurit dhe spitalet ku po trajtohen civilët e plagosur pas sulmeve izraelite.

“Jugu i vendit rrezikon të shndërrohet në një shkretëtirë. Bejruti jugor, i cili është nën urdhra gjithëpërfshirës evakuimi nga Izraeli, rrezikon të bombardohet deri në harresë”, tha Guterres në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Libanit.

Populli libanez nuk e zgjodhi këtë luftë, “ata u përfshinë në të”, shtoi ai.

“Mesazhi im për palët ndërluftuese është i qartë: ndaloni luftimet, ndaloni bombardimet. Nuk ka zgjidhje ushtarake, vetëm diplomaci, dialog dhe zbatim të Kartës së OKB-së dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Civilët duhet të respektohen dhe të mbrohen në çdo kohë. Sovraniteti dhe territori i Libanit duhet të respektohen. Lufta duhet të ndalet”, tha Guterres.

Të fundit nga rubrika