Shefi i “Wagner”-it: Fituam kontrollin e selisë ushtarake ruse në Rostov pa gjuajtur asnjë të shtënë

Prigozhin thotë se nga “marshi i drejtësisë’, siç e quan rrugën drejt Rostov-on-Don, nuk pati, as të lënduar, as të vdekur

Shefi i “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin, pretendon se kontraktorët privatë ushtarakë të Wagner hynë në qytetin jugor të Rostov-on-Don dhe morën kontrollin e shtabit ushtarak jugor pa hapur asnjë zjarr.

“Pa gjuajtur asnjë të shtënë, ne kapëm ndërtesën e selisë. Ne nuk kemi ndërhyrë në punën e një personi të vetëm”, tha Prigozhin në postimin në Telegram.

Ai thotë se nga “marshi i drejtësisë’ nuk pati, as të lënduar, as të vdekur.

“Pse na mbështet vendi? Sepse ne shkuam me një marsh drejtësie. Na sulmuan që në fillim me artileri dhe më pas me helikopterë dhe kaluam pa asnjë të shtënë. Nuk kemi prekur asnjë rekrut të vetëm. Nuk vramë asnjë person gjatë rrugës”, shtoi Prigozhin, raporton CNN.

Megjithatë, media shtetërore ruse raporton se disa të shtëna armësh dhe një shpërthim janë dëgjuar jashtë selisë së Qarkut Ushtarak Jugor.

“Tingujt e shpërthimeve dhe të shtënave në selinë e Qarkut Ushtarak Jugor, ka shumë të ngjarë, ishin ose një fishekzjarr ose një pako shpërthyese, ata (Wagner) shpërthyen. Kjo është për të trembur civilët që të largohen nga zona e kordonit.”, ka thënë një zyrtar i lartë i emëruar nga Rusia, Vladimir Rogov.

Rogov tha se pjesëtarët e “Wagner”-it kishin kërkuar që civilët të largoheshin 2 kilometra (rreth 1.2 milje) nga selia e rrethuar.

Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur që njësitë çeçene kanë mbërritur në Rostov.

Shefi i “Wagner”-it nisi kryengritjen e dukshme të premten, pasi pretendoi se ushtria kishte vrarë një numër të madh luftëtarësh të tij në një sulm ajror. Këtë, Ministria e Mbrojtjes ruse e ka mohuar.

Shefi i “Wagner”-it pushton qytetin jugor në kryengritjen e parë të Rusisë për dekada

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika