Shehbaz Sharif zgjidhet kryeministër i ri i Pakistanit

Parlamenti i Pakistanit e ka zgjedhur Shehbaz Sharifin si kryeministrin e ri të shtetit

Parlamenti i Pakistanit e ka zgjedhur të dielën Shehbaz Sharifin si kryeministrin e ri të shtetit.

Kjo është hera e tij e dytë që ai e fiton këtë pozitë.

Shehbaz, kandidat i përbashkët i të paktën gjashtë partive politike, ka siguruar 201 vota në Parlamentin me 336 ulëse.

“Shehbaz Sharif është shpallur kryeministri i ri i Pakistanit”, ka thënë kryetari i Parlamentit Sardar Ayaz Sadiq.

Kandidati i përkrahur prej ish-kryeministrit Imran Khan i ka siguruar 92 vota.

NJë kandidati i duhen të paktën 169 vota për t’u zgjedhur kryeministër.

Shehbaz Sharif është udhëheqës i partisë Pakistan Muslim League-Nawaz (PML-N) dhe është vëllai i vogël i ish-kryeministrit Nawaz Sharif./REL

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika