Sheholli: Zgjedhjet nuk po i bojkotojnë vetëm serbët, por edhe shqiptarët

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, drejtpërdrejt nga vendvotimi në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se bojkotimi i zgjedhjeve nuk është duke u bërë vetëm nga serbët, por edhe nga shqiptarët

Fatmir Sheholli, drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka folur drejtpërdrejt nga vendvotimi te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Ai ka deklaruar se nga numri jashtëzakonisht i vogël i votuesve vërehet se zgjedhjet nuk janë duke u bojkotuar vetëm nga serbët, por edhe nga shqiptarët.

“Nga ajo që po vërejmë mua më duhet ta them se nuk është bojkoti vetëm i serbëve, por siç duket edhe shqiptarët janë duke i bojkotuar, sepse është një numër jashtëzakonisht i vogël i njerëzve në këtë qendër votimi ku jemi, deri tash ora 13:00 pothuajse kanë dalë krejt 16 persona të votojnë”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjinin.

“Siç duket edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve, jo vetëm, por edhe boshnjakëve dhe turqve e vërejnë këtë të themi legalitet të konceptit të mbajtjes me ligj dhe kushtetues. Por, sipas të gjitha gjasave, edhe ata jenë të vetëdijshëm se kjo çështje mund të marrë masa të tjera”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, partia më e madhe serbe, Lista Serbe, i ka ftuar qytetarët serbë për paqe, që të mos krijojnë probleme, ndërsa shtoi se operacionet policore në veri janë krejtësisht në rregull dhe se nuk ka asnjë problem.

“Por shihet një mobilizim i jashtëzakonshëm i të gjithë serbëve të Kosovës, që të mos i përfillin fare këto zgjedhje”, është shprehur Sheholli.

Po ashtu, nga ajo që është vërejtur këtë të diel, është situata e qetë, por sipas tij, nga numri i vogël i votuesve është sikur nuk ka fare zgjedhje në këtë pjesë të Kosovës.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika