Shehu ndan 145 bursa për studentët e Junikut: Investimi në arsim është investim në të ardhmen tonë

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka shpërndarë sot 145 bursa për studentët e komunës, duke theksuar rëndësinë e rinisë dhe arsimit si shtylla kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në një postim në Facebook, Shehu u shpreh se ndarja e bursave nuk përfaqëson vetëm një ndihmë financiare, por edhe një shprehje besimi në potencialin dhe ëndrrat e të rinjve junikas.

“Rinia është fuqia dhe potenciali më i madh i komunës sonë, ndërsa arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm Prandaj, sot kam pasur kënaqësinë dhe nderin të shpërndaj 145 bursa për studentët tanë, për të rinjtë që janë e ardhmja e këtij vendi. Kjo nuk është vetëm një ndihmë financiare, por është një besim i plotë në talentin, ëndrrat dhe mundësitë e rinisë sonë.

Besoj se çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e Junikut dhe në mirëqenien e çdo familjeje junikase. Arsimi, rinia dhe zhvillimi do të vazhdojnë të jenë shtyllat kryesore të qeverisjes sonë. Me punë, transparencë dhe duar të pastërta, do të vazhdojmë që të transformojmë Junikun në një vend ku të rinjtë nuk largohen, por krijojnë të ardhmen e tyre këtu. Së bashku mund ta bëjmë ndryshimin që duam”, ka shkruar Shehu.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika