Shehu në Zvicër: Mobilizim i madh i LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka marrë pjesë mbrëmjen e së shtunës në një takim të nëndegës Chable të LDK-së në Zvicër, ku u mblodh një numër i madh anëtarësh dhe aktivistësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga ky rajon.

Në takim ka qenë e pranishme edhe Shoqata Humanitare “Medvegja”, si dhe shumë bashkatdhetarë junikas.

Takimi është udhëhequr nga anëtari i kryesisë së nëndegës, Mustaf Ramosaj, ndërsa pjesëmarrës ishte edhe kandidati për deputet të Parlamentit të Kosovës, Fadil Geci.

Në aktivitet thuhet se morën pjesë edhe dy autorët e monografisë së Junikut, Dr. Islam Shehu dhe Zeqë Gaxherri.

Shehu ka falënderuar të pranishmit për përkrahjen e dhënë në zgjedhjet e fundit lokale dhe për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj Kosovës para, gjatë dhe pas luftës. Ai ka prezantuar programin dhe vizionin e LDK-së, duke theksuar rëndësinë që mbajnë zgjedhjet e 28 dhjetorit për të ardhmen e vendit dhe partisë.

Gjatë fjalës së tij, Shehu ka rikujtuar se afati për regjistrim për pjesëmarrje në zgjedhje nga diaspora përfundon sonte në ora 00:00 dhe ka bërë thirrje që ata që kanë mundësi të vijnë për festat e fundvitit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në fund, kryetari Shehu ka falënderuar pjesëmarrësit për mobilizimin dhe prezencën e tyre të madhe, duke bërë të ditur se nesër takimet e radhës do të vijojnë në qytetin e Basel-it.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika