Shehu pasi betonoi fitoren në Junik, i përgjigjet me ironi Nezir Krakit që i doli kundër

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të votave të mërgatës nga KQZ, duke njoftuar se diferenca në favor të tij është thelluar edhe më shumë.

Sipas Shehut, LDK ka marrë rreth 62% të votave të diasporës, duke krijuar një epërsi prej rreth 550 votash ndaj koalicionit të kandidatëve në balotazh: Agron Kuçi (AAK), Jetmir Tofaj (LVV) dhe Nezir Kraki, i cili u përmend në reagimin e Shehut me pseudonimin “Le Prof. de Paris”.

Ai theksoi se me këtë rezultat “është rrëzuar propaganda e 300 votave” dhe shtoi se LDK ka qëndruar e qetë gjatë gjithë procesit, duke qenë e bindur se “e vërteta do të triumfonte”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika