Shehu: Punimet infrastrukturore në Junik vazhdojnë, qytetarët vendosin më 9 nëntor

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur për zhvillimet e fundit infrastrukturore në komunë, duke thënë se puna për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe përgatitjet për asfaltimin e rrugëve lokale vazhdojnë me intensitet.

Në një postim në Facebook, Shehu ka shkruar se punimet kanë përfshirë lagjen Gaxherr, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdojnë në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.

“Të dashur junikas,

Në emër të koalicionit me qytetarin, sot kemi vazhduar me punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zezave. Sot kemi punuar në lagjen Gaxherr, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdojmë me punimet edhe në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.
Po ashtu kemi vazhduar edhe me përgatitjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave në lagjet e ndryshme të Junikut si dhe në rrugën për bjeshkë konkretisht te Lugu i Gjatë.
Ne po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar. Ndërsa të gjitha ata janë bërë bashkë për të luftuar punën tonë. Mirëpo me 9 nëntor junikasit do të përgjigjen në kutinë e votimit. Juniku nuk mund të rikthehet në kohë sepse rruga jonë drejt të ardhmes nuk mund të ndalet. Juniku nuk shitet për interesat e një grushti të njerzve dhe patericës së tyre”, ka shkruar Shehu në Facebook.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika