Shehu: Rruga Junik–Gjeravicë tashmë e kalueshme, por kërkohet kujdes

Bora e parë e këtij viti ka zbardhur bjeshkët e Gjeravicës, duke sjellë pamje të mrekullueshme dimërore në këtë zonë malore. Menjëherë pas reshjeve, Komuna e Junikut ka ndërmarrë veprime të shpejta për të siguruar qarkullim normal në rrugën Junik–Gjeravicë.

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili është gjithashtu kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, bëri të ditur se ekipet komunale janë mobilizuar menjëherë dhe rruga tashmë është plotësisht e kalueshme.

“Të dashur junikas,

Bora e parë e këtij viti tanimë ka filluar që të mbuloj bjeshkët e Gjeravicës. Komuna e Junikut menjëherë ka mobilizuar ekipet e saj në terren për të pastruar rrugën Junik-Gjeravicë e cila tashmë është e kalueshme plotësisht.

Megjithatë ju bëjmë apel të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, ka shkruar Shehu në Facebook.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika