Shehu vulos fitoren në Junik pas votave të diasporës: Është zhveshur propaganda e ‘300 votave’

Pas publikimit të rezultateve për votat e mërgatës, kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka konfirmuar fitoren e tij bindëse.

Në një postim në Facebook, Shehu ka shkruar se LDK ka fituar rreth 62% të votave të diasporës dhe se diferenca përfundimtare me vendin e dytë është rreth 550 vota, duke e tejkaluar kështu “propagandën për 300 vota”.

“Pra edhe statistikisht sot është zhveshur propaganda e “300 votave”, pasi që diferenca jonë me vendin e dytë është rreth 550 vota. Kjo është arsyeja pse kemi qëndruar kaq të qetë përballë shpifjeve dhe ofendimeve, sepse kemi qenë të bindur se e vërteta dhe e drejta do të triumfojnë në fund.  Faleminderit të gjithë junikasve që jetojnë në Junik dhe në mërgatë, për besimin dhe për përkrahjen e tyre kaq të madhe”, ka shkruar Shehu.

Ai ka shtuar se fitorja është arritur me ndershmëri dhe duar të pastra dhe premton të vazhdojë punën për komunitetin.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika