Shembja e urës në ShBA, Haradinaj: Qytetarët e Kosovës solidarizohen me popullin amerikan

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me shembjen e urës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka thënë se qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me popullin amerikan

Ramush Hradinaj, Kryetar i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me shembjen e urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, ShBA.

Haradinaj ka thënë se në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga ky aksident.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi”, ka shkruar Haradinaj.

Një urë e madhe në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur në orët e para të së martës, pasi u godit nga një anije e madhe duke zhytur makina dhe rreth 20 njerëz në lumin nën të.

Lexo më shumë: Shembja e urës së Baltimorit, dyshohet se rreth 20 persona kanë mbetur në lumë

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar të mbijetuar në lumin Patapsco pasi hapësira të mëdha të urës 1.6 milje (2.57 km) të “Francis Scott Key” u zhytën në ujë.

Pamje nga shembja e një pjese të urës Francis Scott Key në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, 26 mars 2024. Foto: Andrew Doyle, Sky News

Rreth 20 njerëz mund të jenë në lumë së bashku me “mjete të shumta, dhe ndoshta një traktor-rimorkio ose një automjet aq i madh sa një traktor-rimorkio, (që) hyri në lumë,” ka deklaruar Kevin Cartwright, zëdhënësi i Baltimore City nga Departamenti i Zjarrfikësve, për Reuters.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika