Shemsi Jashari: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në sekretari të Kuvendit

Analisti Shemsi Jashari ka reaguar ashpër ndaj qasjes së pushtetit ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky institucion po trajtohet si zgjatim i Kuvendit. Ai e cilësoi këtë sjellje si cenim të pavarësisë së institucioneve të shtetit

Analisti Shemsi Jashari në emisionin Five në RTV Dukagjini ka komentuar ngërçin politik që ka zgjatur mbi gjashtë muaj si pasojë e moskonstituimit të institucioneve shtetërore. Ai ka kritikuar ashpër qasjen e partisë fituese të zgjedhjeve dhe sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Fillimisht kryeministri Kurti e filloi këtë sulm masiv ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe tash ekipi i tij po e shpërndan në terren; z. Dimal Basha, sot, tash zëvendësja e Dimal Bashës si kryetar kuvendi në tentativë – se dimë a po bëhet apo jo – edhe kjo e ashtuquajtura noterja e Albin Kurtit, presidentja Osmani… Është keq kjo sjellje, nuk ndikon në Gjykatën Kushtetuese në vendimin që do ta marrë me siguri, por ndikon shumë në shpërfaqjen e asaj se çka mendon kjo kastë politike për institucionet e pavarura të shtetit”, ka deklaruar Jashari.

Ai ka theksuar se synimi i partisë fituese nuk është konstituimi i institucioneve, por bllokimi i procesit.

“Krejt çka është duke ndodhur sot është një tendencë për ta legjitimuar bllokadën për një 2-3 muaj më shumë, derisa të afrohemi tek zgjedhja e presidentit. Tash nuk është tendenca se si t’i bëjmë institucionet, apo të shfrytëzohet hapësira ligjore për ta konstituuar Kuvendin dhe organet e tjera, por se si të arsyetohet kjo bllokadë, për të mos hyrë në afate ligjore nga të cilat nuk ka shteg për të mos ecur në ato procedura. Moskonstituimi dhe bllokada te nënkryetari i pestë i Kuvendit nuk është asgjë tjetër përveç një vegël për t’u ndalur, për të mos hyrë në afatin kushtetues, ku brenda 15 ditësh mandatarit të ri do t’i duhej të propozonte përbërjen e kabinetit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika