Shemsi Jashari i uron fitoren Tomë Gashit: Urime ty e Vetëvendosjes, e shtetit nuk e di

Në një përballje në debat në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, analisti Shemsi Jashari i ka uruar fitoren avokatit Tomë Gashi, përfaqësues i afërt i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë debatit, pas diskutimeve mbi rezultatet e zgjedhjeve dhe ndikimin e tyre në vend, Jashari është drejtuar Gashit me fjalët:

“Urime ty e Vetëvendosjes, e shtetit nuk e di.”

Deklarata, edhe pse në formë urimi, përmbante një ton kritik në drejtim të pasojave të qeverisjes dhe reflektimit të saj mbi shtetin.

Ajo u kuptua si një mesazh i qartë se sipas Jasharit, fitorja e VV-së nuk përkthehet domosdoshmërisht në fitore për vetë shtetin.

Të fundit nga rubrika