Shëndeti mendor tek nxënësit adoleshentë

Shëndetit mendor në vendin tonë ende nuk i kushtohet rëndësia të cilën e meriton, e kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për moshat e reja sipas psikologes Arlinda Gashi

Adoleshenca është një kohë kritike në jetën e secilit person, periudhë kjo kur ndodhin ndryshime të mëdha, dhe si pasojë rriten edhe nivelet e stresit.

Shëndetit mendor në vendin tonë ende nuk i kushtohet rëndësia të cilën e meriton, e kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për moshat e reja.

Këtë e dëshmon më së miri fakti që në shkollat në Kosovë nuk ka numër të mjaftueshëm të psikologëve, që pamundëson ofrimin e ndihmës për shumë adoleshentë në nevojë.

Psikologia Arlinda Gashi, e ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini theksoi se faza e adoleshencës është një sfidë në vete, kohë kur nxënësit e shkollave të mesme duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë në karrierë, e kjo pasiguri rrit edhe nivelet e stresit.

Kjo ndikon edhe në ndryshimet në sjellje dhe shfaqjen e dhunës, që sipas saj është një akumulim i emocioneve që një i ri nuk mund t’i shpreh në mënyrën e përshtatshme.

Duke cekur rastet kur nxënësve nëpër shkolla iu gjinden armë apo lëndë narkotike, Gashi nënvizoi se duhet të shmangen gjykimet, pasi ata janë fëmijë. Duhet të kenë mbështetjen e familjarëve, mësimdhënësve dhe të tjerëve për të intervenuar dhe punuar me këtë individ për të parë se ku qëndron problem.

Psikologia thekson se duhet shmangur stigmatizimi, nxënësit nuk duhet të kategorizohen apo etiketohen, pasi kështu nuk zgjidhet problem.

Andaj lidhur me këtë, Klinika Empatia, pjesë e së cilës është edhe Gashi, ka vendosur që të ofrojë shërbime për ata që nuk kanë pasur mundësinë të kenë çasje në shërbime të shëndetit mendor. Ajo thekson se si komunitet psikologësh ndihen të obliguar për ofrim të shërbimeve ndaj nxënësve dhe atyre që kanë nevojë pa pagesë.

Projekti i ndërmarrë nga Klinika Empatia, i mbështetur nga organizata Heras, Qeveria Austriake dhe organizata QPSM, do të ofrojë 90 sesione falas për personat e interesuar

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika