“Shenja shqetësuese në Mal të Zi”, Pavloviq: Do të ketë fushatë të nxehtë për çnjohje të Kosovës, Kurti pati të drejtë

"Duhet të mbajmë mend që jashtë retorikës së mbushur nacionaliste, partitë proserbe në Mal të Zi, nuk kanë tjetër bazë tjetër politike mbi ku të qëndrojnë. Nuk kanë zgjidhje tjetër përpos t’u ofrojnë votuesve të tyre një dhuratë të mirënjohur: një shportë me fruta të helmuara të klero-nacionalizmit serb"

Profesori, historiani dhe hulumtuesi malazez në Universitetin e Albertës në Kanada, Srxha Pavloviq

Profesori, historiani dhe hulumtuesi malazez në Universitetin e Albertës në Kanada, Srxha Pavloviq, ka komentuar situatën “shqetësuese” në Mal të Zi, pas fitores së Jakov Millatoviq për president, i përkrahur nga partitë proserbe dhe proruse.

Pavloviq është i sigurt se në zgjedhjet paralmentare në qershor, grupimet proserbe dhe proruse atje do ta shfrytëzojnë kartën e Kosovës për të shënuar poena politike dhe për t’i brenduar kundërshtarët e tyre si “tradhtarë proverbialë të Serbësisë dhe ‘fjalës më të shenjtë serbe: Kosovës’”

“Duhet të mbajmë mend që jashtë retorikës së mbushur nacionaliste, partitë proserbe në Mal të Zi, nuk kanë tjetër bazë tjetër politike mbi ku të qëndrojnë. Nuk kanë zgjidhje tjetër përpos t’u ofrojnë votuesve të tyre një dhuratë të mirënjohur: një shportë me fruta të helmuara të klero-nacionalizmit serb. Jashtë këtij peizazhi, parti të këtilla s’kanë as identitet e as rëndësi politike. Duke pasur këtë ndërmend, pres përnjëmend një fushatë të nxehtë”, ka thënë Pavloviq në një intervistë për Nacionale.

Gjithashtu, siç shkruan Nacionale, në lidhje me shqetësimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i artikuloi rreth zgjedheve presidenciale dhe parlamentare në Mal të Zi, me ardhjen e forcave proserbe dhe proruse, Pavloviq e ka të njëjtin mendim.

Madje, ai deklarimin e Kurtit e sheh edhe si mesazh ndaj forcave progresiste dhe jonacionaliste në Mal të Zi.

“Unë e ndaj këtë të njëjtin shqetësim me Albin Kurtin. Deklarimi i tij është gjithashtu paralajmërim për të gjitha forcat politike progresiste dhe jonacionaliste në Mal të Zi, për të gjetur një terren të përbashkët në mënyrë që të korrin fitore politike dhe të parandalojnë Malin e Zi që të jetë meny proverbiale politike e asaj omnivore*-je të paepur: klero-nacionalizmit serb”, ka theksaur ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika