Shënohet Dita Pi – Dita e Matematikës, aktivitet i organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”

Për vitin e katërt me radhës, është shënuar Dita e Matematikës. Nxënës të shumtë të shkollave të kryeqytetit, nën organizimin e Shtëpisë Botuese Dukagjini, me shumë entuziazëm u bënë pjesë e aktiviteteve dhe u vlerësuan për angazhimin e tyre.

Në ambientet e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, me mbështetjen e Shtëpisë Botuese Dukagjini, u shënua Dita e Matematikës e njohur si Dita Pi.

Ky aktivitet mblodhi dhjetëra nxënës nga kjo shkollë dhe nga shkolla të tjera të kryeqytetit.

Drejtoresha e shkollës fillore Hasan Prishtina, Sofie Bunjaku, në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për të nxitur dashurinë e nxënësve ndaj dijes dhe të nxënit.

“Sot jemi mbledhur për të festuar një nga fushat më të rëndësishme të dijes matematikën kjo shkencë është themeli I shumë zhvillimeve në jetën tonë dhe na ndihmon të kuptojmë botën përreth nesh përmes logjikës dhe arsyetimit”, u shpreh Bunjaku.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, në fjalën e tij tha se organizime të tilla, e çojnë përpara fushën e arsimit në vend.

“Për faktin që PI, simbolizon të pakufishmen në shumë aspekte, unë dua të fokusohem në pakufishmën e mundësive të juve nxënës, të pakufishmën e mundësive që ne si institucione duhet të ua ofrojmë juve”, deklaroi Samir Shahini, drejtori i Arsimit në Prishtinë.

Përfaqësues nga shtëpia botuese “Dukagjini”, treguan detaje rreth ngjarje, si dhe bashkëpunimin me shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

“Sot Shtëpia Botuese Dukagjini organizoi tashmë edicionin e katërt të këtij aktiviteti dita e Matematikës. Ky aktivitet mbështetë edhe nga instituti për promovimin e metodës shkencore dhe DKA është pritur mjaft mirë nga të gjithë nxënësit”, u shpreh Fatjona Zeka, nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Në fund të aktiviteteve që shënuan edhe edicionin e katërt të këtij organizimi u ndanë vlerësime për punimet më të mira.

Të fundit nga rubrika