Shënohet përvjetori i parë i masakrës në Bucha, Zelensky zotohet për ndëshkim të përgjegjësve

FOTO: REUTERS

Ukraina e ka shënuar më 31 mars njëvjetorin e tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga qyteza Buchaa, duke lënë mbrapa qindra trupa të civilëve të vrarë nëpër rrugë.

Kievi i ka konsideruar ngjarjet në Bucha si masakër dhe krim rus të luftës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur masakrën në Bucha “simbol të mizorive” të kryera nga ushtria ruse.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë. Ne do t’i ndëshkojmë të gjithë fajtorët”, ka thënë Zelensky përmes një deklarate, shkruan Reuters.

Rusia e ka mohuar kryerjen e masakrës dhe ka pretenduar se vdekjet janë inskenuar nga Ukraina.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 400 trupa të civilëve janë gjetur në Bucha, dhe një total prej më shumë se një mijë trupave, janë gjetur në rajonin rreth Kievit.

Shumica e trupave janë varrosur në varreza masive.

Hetuesit ukrainas dhe ata ndërkombëtarë kanë nisur hetime për krime të luftës në Bucha, Irpin dhe lokacione të tjera në Ukrainë, ku kanë ndodhur masakrat.

“Një vit më parë, Ukraina e ka çliruar Buçën dhe bota është zgjuar me fytyrën e vërtetë të pushtuesit rus. Buça është skenë krimi dhe simbol për të gjitha krimet ruse – vrasjet masive, dëbimet dhe shkatërrimin e të gjitha qyteteve”, ka thënë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, përmes një postimi në Twitter.

“Nuk ka kthim mbrapa – Rusia do të mbahet përgjegjëse”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti i Rusisë, Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika