Shënohet viktima e dytë e sulmit nga peshkaqeni në Detin e Kuq në Egjipt

Viktima e dytë e sulmit nga peshkaqeni është shënuar në brigjet e Detit të Kuq në Egjipt. Gruaja e dytë që vdiq pas sulmit nga peshkaqeni, është gjetur pa shenja jete pranë resortit të Hurghadas, vetëm disa orë pas sulmit fatal ndaj një gruaje austriake 68-vjeçare

Një plazh i zbrazët në vendpushimin e Detit të Kuq të Hurghada-s

Është shënuar viktima e dytë e sulmit nga peshkaqeni në brigjet e Detit te Kuq në Egjipt.

Disa orë pas sulmit fatal ndaj një gruaje austriake e moshës 68-vjeçare, fatin e njëjtë e gjeti edhe një grua, e cila ka ndërruar jetë pas sulmit nga peshkaqeni.

Ajo ishte një tursite rumune rreth të dyzetave, e cila ishte gjetur pa shenja jete pranë resortit të Hurghadas, shkruan Sky News.

Të dy sulmet kanë ndodhur rreth 600 metra larg njëra-tjetrës në brigjet e Sahl Hasheesh.

Guvernatori i Detit të Kuq, gjeneralmajor Amr Hanafi, ka lëshuar një urdhër për të pezulluar të gjitha aktivitetet në zonën përreth ku kanë ndodhur sulmet.

Në këtë urdhër bën pjesë pezullimi i zhytjeve, lundrimi me kite dhe anijet e peshkimit.

Viktima e parë, ishte duke notuar kur ishte sulmuar nga peshkaqeni. Ajo kishte humbur një këmbë dhe një krah, dhe më pas kishte ndërruar jetë kur ishte dërguar në spital.

Hurghada, një qytet turistik, i cili shtrihet rreth 25 milje përgjatë bregut të Detit të Kuq në Egjiptit, është veçanërisht i njohur për zhytjet në skuba.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika