Shërbimi Korrektues: I dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares nuk është sulmuar

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka mohuar se janë sulmuar të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares, sipas tyre, transferimi i të dyshuarit E.R, është bërë për arsye sigurie

Burg, ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) ka njoftuar se i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares, me iniciale E.R, nuk është sulmuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Sipas tyre, transferimi i tij për në Burgun e Sigurisë se Lartë (BSL) është bërë për çështje sigurie.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares E.R asnjëherë nuk është sulmuar/rrahur në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë. I njëjti është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij dhe për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm, për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se nuk është sulmuar as i dyshuari tjetër me iniciale SH.K, por sipas tyre, ai vetëm ka marrë shërbime shëndetësore.

“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale me titull: ‘Del video që pretendon se një nga të dyshuarit për përdhunimin është rrahur nga të burgosurit’, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuari tjetër për të njëjtën vepër, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marrë shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, gjatë ditës së mërkurë, zyrtarja për informim publik në Gjykatën Themlore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kërkuar nga kjo gjykatë ta transferojë të dyshuarin në një burg tjetër, për shkak se ai është sulmuar nga disa të burgosur.

“Shërbimi Korrektues ka kërkuar nga Gjykata të bëhet transferimi i të akuzuarit, pasi personat e tjerë brenda qendrës së paraburgimit kanë tentuar ta sulmojnë atë. Gjykata ka aprovuar kërkesën për transferim”, ka thënë Gashi.

Po ashtu, edhe avokati i të dyshuarit E.R, gjatë ditës ka thënë se klienti i tij është sulmuar nga të burgosurit.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika