Shitje e kriptovalutave dhe kërcënime me vrasje – Si funksiononte grupi kriminal?

Një skemë mashtrimi e një grupi kriminal është zbuluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me shtete të tjera dhe FBI. Grupi, sipas informacioneve që Dukagjini ka siguruar, kishte shitur kriptovaluta me anë të llogarive fiktive, derisa edhe kishte kërcënuar me vrasje. Të arrestuarit dyshohen se edhe kanë financuar grupin terrorist “ISIS”

Një grup kriminal, tre anëtarë të së cilit u arrestuan ditë më parë, veprimatarinë e tyre nuk e kishin shtrirë vetëm në Kosovë, por edhe në shtete të tjera.

Sipas Prokurorisë Speciale ky grup ka kryer veprat penale të “Mashtrimit”, “Detyrimit”, “Kanosjes” dhe “Shpëlarjes së Parave”, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të një dobie financiare.

Në kërkesën e paraburgimit, të cilën e ka siguruar televizioni Dukagjini, tregohet se si kishte nisur skema e mashtrimit, me anë të shitjes së “Bitcoin”, por me llogari fiktive.

“…i dëmtuari dhe vartësi i tij – pronari i firmës kanë kërkuar nga të pandehurit që për këtë transaksion dhe këto blerje të pajiset me kupon fiskal, mirëpo të pandehurit i kanë vënë në lajthim të dëmtuarit në atë mënyrë që jo vetëm që nuk i kanë pajisur me kuponë fiskal, për më tepër te njëjtit kanë krijuar llogari bankare fiktive, ashtu që në momentin kur i kanë pranuar të hollat të njëjtit pasi i kanë tërhequr, llogaritë e njëjta i kanë deaktivizuar…”– Kërkesa e paraburgimit.

I dëmtuari kur e kishte vërejtur një gjë të tillë kishte kërkuar llogari, duke i kërkuar faturat, por ai ishte përballur me dhunë e kërcënime nga të pandehurit.

“…të dëmtuarin të pandehurit kanë vazhduar që ta godasin me grushte dhe shqelma, ndërkaq për një moment njëri nga të pandehurit ka kërkuar nga tani i dëmtuari që ‘deri nesër t’i sjellë 1 milion euro ose në të kundërtën nëse nuk i sjellë kena me të vra si ata dy personat në Shkup, por ty jo me allati por ta heqi kokën me thikë, ty dhe familjes tënde’…” – Kërkesa e paraburgimit

Madje, njëri nga të dyshuarit kishte krijuar dhe përdorur identitet të rremë për realizimin e transaksioneve financiare si pjesë e aktivitetit të shpëlarjes së parave. Të njëjtit, sipas PSRK-së, kishin u kishin vënë në dispozicion fonde organizatave terroriste.

“…disa prej transaksioneve janë dërguar në adresa me rrezikshmëri të lartë si… dhe të tjera të cilat mbledhin fonde në emër të bamirësisë por që në të vërtetë rezultojnë se mbledhin fonde për financimin e ISIS dhe organizata tjera terroriste…” – Kërkesa e paraburgimit

Në këtë aksion që u zhvillua gjatë së martës, ishin të përfshirë edhe disa shtete evropiane, si dhe FBI.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika