Shiu i rrëmbyeshëm në Barcelonë, anulohen dhjetëra fluturime

Shiu i rrëmbyeshëm detyroi anulimin e të paktën 47 fluturimeve dhe vonoi dhjetëra të tjera në aeroportin “El Prat” të Barcelonës sot në mëngjes, njoftoi operatori spanjoll i aeroportit “Aena”.

Zona bregdetare e provincës së Barcelonës, përfshirë kryeqytetin, mbeti në alarm portokalli për reshje të dendura shiu dhe erëra të forta deri në mes të pasdites, pasi “Aena” që këshilloi që udhëtarët vendas dhe të huaj të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre para se të shkonin në aeroport.

Reshjet e dendura dhe erërat e forta ndërprenë gjithashtu trafikun rrugor, duke përmbytur rrugë dhe nënkalime, duke rrëzuar pemë dhe duke shkaktuar mbingarkesë të konsiderueshme në të gjithë zonën metropolitane.

Imazhet nga qytete të tilla si Sant Cugat del Valles tregojnë rrugë të përmbytura, ndërsa disa lumenj dhe përrenj kërcënojnë të dalin nga shtrati i tyre. Presidenti katalonjas Salvador Illa u bëri thirrje banorëve të tregojnë “kujdes maksimal”.

“Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të emergjencës, shmangni udhëtimet e panevojshme dhe mos u afrohuni lumenjve, përrenjve ose rrjedhave”, shkroi ai në mediat sociale.

Brigada e zjarrfikësve të Barcelonës tha se u është përgjigjur gati 40 thirrjeve emergjente të lidhura me shirat ndërsa shërbimi rajonal i zjarrfikësve katalonjas raportoi rreth 300 incidente në të gjithë provincën.

Sistemi i stuhive po lëviz në veri drejt Gironas dhe pritet të ndikojë gjithashtu në Ishujt Baleare. Diku tjetër, rajonet bregdetare, përfshirë Galician, Asturias dhe Granadën, janë në gatishmëri për dallgë që arrijnë deri në 7 metra.

Stuhia vjen pothuajse një vit pas përmbytjeve shkatërruese në Valencia, ku si pasojë humbën jetën 237 persona.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika